Rrëfimi ndryshe i Lelës, komenton banorët (VIDEO) NULL NULL 30.12.2024 10:57 30.12.2024 10:57 Lela në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova Pas përfundimit të aventurës së saj në shtëpinë më të madhe në vend “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela ka pasur shumë për të thënë për marrëdhëniet dhe momentet e saj brenda shtëpisë. Ajo ka shprehur habinë e saj kur pa videot e banorëve që folën për të dhe treguan mbështetje, përfshirë disa që ajo i njihte që nga momentet e para. Po ashtu, Lela ka ndarë ndjesitë e saj për lidhjen me Leon dhe ka reflektuar për marrëdhënien e saj me Drilonin, njofton Klankosova.tv. Ajo njëherësh ka zbuluar një detaj interesant – si e kuptoi se Sara dhe Driloni ishin duke hyrë në shtëpi, si dhe mendimet e saj për finalistët. Por, a do të funksionojë lidhja jashtë? Disa përgjigje mund t’i dëgjoni në intervistën e saj ekskluzive në “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Për më shumë detaje, mos e humbisni këtë intervistë! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.