Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasja tragjike e avionit në Kore të Jugut – vetëm dy persona mbijetuan, 179 vdiqën

NULL NULL
29.12.2024 14:43
Foto nga AFP
Foto nga AFP

179 personat në bordin e avionit të rrëzuar në një aeroport të Koresë së Jugut kanë vdekur. Vetëm dy njerëz arritën të mbijetonin, që të dy anëtarë të ekuipazhit.

Kjo do të thotë se të gjithë 175 pasagjerët e aeroplanit u vranë në përplasje, së bashku me katër personel të fluturimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Moshat e pasagjerëve variojnë nga tre deri në 78 vjeç, por shumica ishin në të 40-at, 50-at dhe 60-at, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.

Lidhur me këtë tragjedi, Qeveria e vendit ka shpallur zi kombëtare për shtatë ditët e ardhshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.