Porti i Vlorës, rritet fluksi i pasagjerëve gjatë fundjavës NULL NULL 29.12.2024 09:48 29.12.2024 09:48 Porti i Vlores Fundjava ka sjellë një fluks të madh udhëtarësh në portin detar të Vlorës në Shqipëri, ku gjatë dy ditëve të fundit kanë mbërritur mbi 1 e 150 pasagjerë dhe 242 automjete. Sipas EuronewsAlbania, të shtunën në mëngjes, 543 pasagjerë dhe 142 makina u regjistruan në port, kryesisht emigrantë shqiptarë që kthehen për festat, si dhe një numër i vogël shtetasish të huaj. Ndërsa të dielën, shifrat u rritën, me 618 pasagjerë dhe 100 automjete që mbërritën në port. Autoritetet e portit kanë intensifikuar punën për të përballuar fluksin dhe për të lehtësuar procesin e hyrjes në vend, duke pritur që numri i mbërritjeve të vijojë të rritet në ditët e ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim 18/06/2025
Lajme Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja dhe Perëndimi, kancer për paqe në Lindjen e Mesme 18/06/2025
Kosova Ziv: Fundi i konfliktit me Iranin – shkatërrimi i programit të armëve bërthamore dhe raketave balistike 18/06/2025