Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tetë faktorët psikologjikë që tjetrin e bëjnë më tërheqës për ju

NULL NULL
28.12.2024 13:32
Fotografi ilustruese e njerzve te lumtur
Fotografi ilustruese e njerzve te lumtur

Bukuria është zakonisht subjektive, por hulumtimet tregojnë se ajo i kombinon standardet e përbashkëta dhe preferencat personale. Ndërsa shumë bien dakord për atë që është tërheqëse, shijet individuale ende ndikojnë në atë që ju e shihni të bukur.

1. Forma e fytyrës

Hulumtimet tregojnë se njerëzit janë të tërhequr nga fytyra që duken më familjare. Kjo mund të jetë për shkak të arsyeve evolucionare, pasi tiparet mesatare mund të sinjalizojnë shëndetin gjenetik, ose thjesht sepse truri i ka fytyrat tipike më të lehta për t’i përpunuar dhe njohur.

2.Shija

Puthja transferon baktere të shumta, të cilat studimet sugjerojnë se luajnë një rol praktik në tërheqje. Na lejon të kuptojmë nëse jemi të njëjtë me dikë, pasi shija e tyre mund të ndikojë se sa tërheqës na duket.

3.Bebëza

Madhësia e bebëzave përshtatet në bazë të ndjenjave tona, duke u zmadhuar kur ndjejmë gëzim. Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit instinktivisht i shohin më tërheqës njerëzit që i kanë bebëzat e zmadhura, shfaqet interesi i tyre për palën tjetër. Historikisht, për të rritur joshjen e tyre, gratë italiane përdorën një substancë nga bima e belladonës për të zgjeruar bebëzat e tyre kur tërhiqnin partnerë të mundshëm.

4.Forma e belit

Pjesa e belit deri tek ijet shihet tradicionalisht si një aspekt kyç i atraktivitetit femëror. Hulumtimet tregojnë se gratë që kanë belin më të shkurtër janë më tërheqëse për meshkujt.

5.Era e trupit

Atraktiviteti i një gruaje për burrat mund të ndikohet ndjeshëm nga aroma e saj natyrale, e cila është e lidhur me hormonet riprodhuese. Sipas një studimi, gratë janë veçanërisht tërheqëse gjatë ovulacionit, një kohë kur nivelet e hormoneve janë të ngritura, duke sinjalizuar fertilitetin. Ky efekt nxjerr në pah faktorët biologjikë që mund të ndikojnë në perceptim.

6.Raporti i këmbëve me pjesën tjetër të trupit

Gjatësia e këmbës ka shumë rëndësi në atë që duket tërheqëse. Një raport i ekuilibruar këmbë-trup preferohet përgjithësisht për meshkujt, ndërsa këmbët më të gjata janë më tërheqëse për femrat. Gjithashtu, hulumtimet tregojnë se si burrat ashtu edhe gratë zakonisht kanë gjatësi të ngjashme të këmbëve, duke sugjeruar se këmbët më të gjata nuk janë vetëm një tipar i veçantë i grave.

7.Llojet e duarve

Duart tërheqëse zakonisht kanë gishta më të gjatë dhe studimet tregojnë se femrat pëlqejnë meshkujt me gishta më të gjatë, gjë që sugjeron hormone të shëndetshme. Atraktiviteti i duarve varet gjithashtu nga lëkura e lëmuar dhe e mbajtur mirë, e cila sugjeron shëndet të mirë dhe gjene.

8.Simetria e fytyrës

Studimet kanë zbuluar se fytyrat simetrike shpesh perceptohen si më tërheqëse.. Për më tepër, ekziston një instinkt biologjik që lidh simetrinë e fytyrës me shëndetin e mirë dhe cilësinë gjenetike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.