Kosovarët mësyjnë Shqipërinë për fundvit NULL NULL 28.12.2024 12:50 28.12.2024 12:50 Fundi i dhjetorit po e përballë pikën kufitare të Shqipërisë në Morinë me një fluks të lartë të njerëzve. Top Channel shkruan se vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë njerëz. Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9,573 shtetas me 3,719 automjete. Ndërsa në dalje 15,495 shtetas me 4,787 automjete. “Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar. Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinës”. “Shumë qytetarë, si nga Kosova por edhe nga Shqipëria, zgjedhin që pushimet e festave t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike. Lëvizja gjatë festave rritet edhe për arsye se shumë emigrantë vinë nga vendet e Evropës ku edhe punojnë për të kaluar pushimet në vendlindje me të afërmit”, thuhet në artikullin e Tch. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 27 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë