Xheneta zbulon arsyen kryesore pse e mendoi largimin nga shtëpia NULL NULL 27.12.2024 00:24 27.12.2024 00:24 Xheneta në darkën e të nominuarve e ka treguar arsyen kryesore se pse në Prime-in e fundit e ka kërkuar largimin nga Big Brother VIP Kosova 3. Ajo tha se nëse prezantuesi i BBVK 3, Alaudini dhe produksioni nuk do të flisnin me të, do ta linte në ato momente në shtëpi. “Unë e kam pasur problem edhe me veshjen prej ditës së shtunë. Prej të shtunës mua nuk më kanë ardhur as gjërat që i kam kërkuar tash e tri javë”. “Ditën e shtunë dhe me një situatë tjetër që ndodhi dhe me gjërat që mu akumuluan, rrobat nuk më erdhën dhe unë e shoh një situatë tjetër dhe thashë më mirë është të dal jashtë. Në këtë situatë ka të bëjë vetëm Xheneta. Pjesa e largimit është pjesë e imja personale”, tha Xheneta, njofton Klankosova.tv. Për ta parë përgjigjen e plotë të Xhenetës rreth kërkesës për largim nga shtëpia, klikoni në videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.