Tahiri: Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në vend tregon se Qeveria Kurti nuk ka dije NULL NULL 26.12.2024 21:52 26.12.2024 21:52 Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për mungesën e energjisë elektrike në disa pjesë të vendit. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se situata e tanishme e vendit në aspektin e mungesës së furnizimit me energji elektrike tregon se Qeveria Kurti nuk ka njohuri. “Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë”. “Kjo është rikthim në vitin 2000, pra 25 vjet pas. Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt”, ka thënë Tahiri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 22 orë më parë