Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nesër minohet për herë të gjashtë masa shkëmbore e rrugës Kijevë-Dollc

NULL NULL
26.12.2024 13:50

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të premten në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, do të realizohet minimi i gjashtë i masave shkëmbore.

Sipas ministrisë, minimi i masave shkëmbore do të bëhet nga ana e djathtë e zgjerimit të rrugës.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, ministria bëri të ditur se për shkak të minimit do të ketë ndërprerje të trafikut nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.