Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina thotë se Rusia ekzekutoi pesë robër lufte

NULL NULL
22.12.2024 19:46
Foto ilustruese: Ushtarë ukrainas
Foto ilustruese: Ushtarë ukrainas

Forcat ruse ekzekutuan pesë robër lufte ukrainas, tha të dielën Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets.

Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat ruse qëlluan pesë ushtarët e paarmatosur pasi i kapën.

Lubinets nuk dha detaje, por këtë fakt do ta raportojë në OKB.

“Kriminelët rusë të luftës që qëllojnë të burgosurit e luftës ukrainas duhet të sillen para një gjykate ndërkombëtare dhe të ndëshkohen me dënimin më të rëndë të parashikuar nga ligji”.

Rusia nuk e komentoi menjëherë incidentin, por më parë ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.