Lela, banorja e radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO) NULL NULL 20.12.2024 21:00 20.12.2024 21:00 01:18 – Ishte e fejuar, Lela thotë se e pret Leon jashtë për t’ia thënë Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, i ka bërë një pyetje direkte Lelës pasi doli nga shtëpia. Ai e ka pyetur Lelën nëse ka qenë e fejuar. “Po është e vërtetë”, u shpreh Lela. Ajo thotë se Leon në lidhje me këtë do ta informojë kur të dalë nga shtëpia. 01:11 – Çka e nxori Lelën nga shtëpia? – Këto janë mendimet e opinonistëve! Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, kanë dhënë mendimet e tyre mbi eliminimin e Lelës. Milaimi thotë se Lela nuk ka pasë strategji ndryshe nga Drenusha që ka. “Lela ka luajtur pa strategji, s’ka pasë dhe kam qenë i bindur që do të dalë, Drenusha ka strategji dhe po luan mirë, e di kë e ka rrezik brenda kaq ka dhënë, u lidh shumë me Leon”, u shpreh Milaimi. Kurse Olta tregoi çka e penalizoi Lelën brenda shtëpisë më të madhe në vend. “Mendoj që e ka penalizuar lidhja, fokusimi te lidhja e vet e harroi lojën”, tha Olta. 00:54 – Lela, banorja e radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3 Lela është banorja e radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3. Kjo pasi ajo mori më së paku vota nga publiku, kështu duke u larguar nga shtëpia më e madhe në vend. 00:39 – Dini ia përmend deklaratën e Rovenës, ku thoshte se Vullneti nuk është i ‘besës’ – Plas debati! Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, pati një pyetje për Rovenën, e cila tha se Vullneti nuk është ‘i besës’. Megjithatë, Rovena pati një përgjigje në lidhje me këtë. “Natyrë besnike në lojë, kam dyshime për të, dua ta njoh akoma”, u shpreh Rovena. Më poshtë mund ta shihni videon e plotë: 00:31-Mbyllet televotimi, votoi kush, votoi! (VIDEO) Është mbyllur televotimi për të nominuarit e kësaj jave. Kujtojmë se pyetja ishte “Kë doni të shpëtoni?”, transmeton Klankosova.tv. Teksa të nominuarit janë: Drenusha, Rovena, Lela, Gjesti dhe Xheneta. Për më shumë detaje, shiheni videon në vazhdim: 00:09- Darkë e zjarrtë – Këto ishin momentet më pikante mes të nominuarve! (VIDEO) Është shfaqur klipi nga darka e të nominuarve me momentet më pikante në ‘Prime’. Pas disa javësh në këtë darkë u rikthyen pyetjet e publikut, ku moderatore ishte Rovena, ndërkohë që banorët e nominuar iu përgjigjën. Kjo darkë e gjatë dhe e zjarrtë, u shoqërua me shumë debate, ironi, ofendime e tensione mes banorëve që thuajse gjatë gjithë kohës flisnin me tone të larta të zërit, transmeton Klankosova.tv. Të nominuarit e kësaj jave ishin: Drenusha, Rovena, Lela, Gjesti dhe Xheneta. Për më shumë detaje dhe për të zbuluar se cilat ishin pyetjet e publikut karshi tyre, shiheni videon në vazhdim: Për t’i ndjekur kanalet që e transmetojnë çdo detaj brenda BIG BROTHER VIP, përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë nga data 21 dhjetor 2024. Poashtu shijoni programet edhe të mbi 315 kanaleve të tjera televizive, përfshirë ato të DigitAlb, derisa në shërbim do t’i keni edhe kanalet që transmetojnë ligat kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar! 23:48 – Milaimi befason me deklaratën e tij për Sarën dhe Drilonit, çka pa ai që nuk e panë tjerët?! Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, është i mendimit që Driloni është një lojtar me super strategji brenda shtëpisë. Zeka thotë se Driloni e ka testuar vetëm jetën e Sarës, kundrejt të tjerave që nuk e ka bërë. “Unë mendoj që lojtar me një super strategji brenda prej fillimit është Driloni, është testim. Është e vetmja femër brenda ku Driloni kaherë e ka pyetur ‘a kishe ardhur në Gjermani?’ E ka testuar jetën e Sarës dhe është diçka pozitive”, u shpreh Milaimi. 23:37-Përqafime në fshehtësi dhe një raport ndryshe mes Sarës dhe Drilonit (VIDEO) Është shfaqur në ‘Prime’ klipi me disa momente të Drilonit dhe Sarës së bashku. Dyshja shfaqen në shumë momente në një situatë jo shumë të qartë nëse kanë vetëm një shoqëri tejet të mirë apo ka më shumë se kaq. Mes përqafimesh larg banorëve të tjerë në cepe të shtëpisë, ngacmime, e diskutime të ndryshme mes tyre dyshja dhuruan momente shumë të bukura, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë detaje, shiheni videon në vazhdim: 23:30 – Milaim Zeka vendos në pikëpyetje dashurinë e Gjestit ndaj Xhenetës, reagim i papritur nga shtëpia! Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka thotë se Gjesti nuk ka kurrfarë pëlqimi për Xhenetën. Madje, Zeka thotë se Xheneta e ka kuptuar këtë gjë, dhe për këtë sipas tij, po reagon në këtë formë. “Xheneta e ka kuptuar që Gjesti nuk e ka pikën e dashurisë për të”, u shpreh Milaimi. Ndonëse, Gjesti nuk u pajtua me opinionin që dha Milaimi, duke thënë se është gënjeshtër. 23:27-Olta bën deklaratën e papritur ndaj Xhenetës për sjelljet ndaj Gjestit! (VIDEO) Opinionistja e Big Brother VIP Kosova3, Olta Gixharri ka dhënë mendimin e saj lidhur me situatën mes Xhenetës dhe Gjestit. Ajo iu drejtua Xhenetës duke i thënë se si nuk tregon pak empati të paktën ndaj deklaratës së Gjestit i cili tha se e dashuron akoma të njëjtën, transmeton Klankosova.tv. “Me gjithë këto fjalë që thotë Gjesti, jam i dashuruar, më vjen shumë keq Xheneta si nuk ke pak empati që të paktën sot të jesh pak më e butë me atë çun, më bën shumë çudi a mund të ma shpjegosh këtë, ku e gjen gjithë këtë fuqi ti bësh kaq presion të madh Gjestit kur ai thotë, po, e dua, kam qajtë për të”, u shpreh Olsa. Për më shumë shiheni, videon në vazhdim: 23:08 – Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin nga shtëpia Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka folur në lidhje me situatën që u krijua në mes Gjestit dhe Xuxit. Madje Olta thotë se Gjesti do të mund ta nxirrte nga shtëpia Xuxin, nëse nuk do të ndalej. “Atë natë Xux, nëse Gjesti do të tregohej i keq deri në fund, do të mund të nxirrte nga shtëpia. Por ai u ndal dhe qeshi, Gjesti është një çun shumë pozitiv”, u shpreh Olta. 22:42-Momenti kur Gjesti provokon Xuxin, e detyron ta shtyej fizikisht në orët e vona (VIDEO) Këto ditë u shoqëruan me shumë debate e dinamika në shtëpinë ë Big Brother VIP Kosova 3. Një prej tyre ishte edhe një debat i fuqishëm mes Xuxit dhe Gjestit, ku gjithçka nisi për shkak të gjumit. Gjesti e kishte provokuar Xuxin duke iu afruar tek krevati, ndërkohë që ky i fundit i reagoi ashpër me tone të larta, madje duke e prekur edhe fizikisht teksa tentoi ta tërhiqte nga shtrati i tij. Në ato momente u përfshinë edhe banorët tjerë duke tentuar ta qetësonin situatën e tensionuar mes tyre, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë detaje, shiheni klipin e përmbledhur përmes videos në vijim: Për t’i ndjekur kanalet që e transmetojnë çdo detaj brenda BIG BROTHER VIP, përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë nga data 21 dhjetor 2024. Poashtu shijoni programet edhe të mbi 315 kanaleve të tjera televizive, përfshirë ato të DigitAlb, derisa në shërbim do t’i keni edhe kanalet që transmetojnë ligat kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar! 22:05 – Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar në film – si reagoi Driloni në ato momente? Është publikuar klipi me momentin e përplasjes së Gresës dhe Sarës. Ka të bëjë me rolet që Sara ka luajtur më parë. Sipas Gresës, ajo ka fituar këto role vetëm për shkak të bukurisë që ka. E kjo shkaktoi debat të gjerë brenda shtëpisë më të madhe në vend, duke u përfshirë edhe banorët e tjerë. 21:54- Milaim Zeka i del në mbrojtje Gresës: Favoret seksuale kërkohen edhe për vende pune! Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa ka treguar se si një rast regjisori i ka kërkuar favore seksuale për të luajtur në një rol, temë kjo që u krijuan debate të forta mes saj, Xuxit e Vullnetit. Opinionisti, Milaim Zeka i ka dal në mbrojtje Gresës, e cila nuk dha emrin e atij regjisori për të cilin po fliste, teksa e duartrokiti që e ka rrëfyer një gjë të tillë të trishtë si fenomen. “Kjo është historia më e bukur që ke pas guximin me tregu, historia më trishtuese që e di Xuxi, Vullneti dhe të gjithë ne dhe publiku, jo vetëm favore për role, por favore për punë, studenteve nga profesorët, e favore gazetareve kolegeve tona për vendin e punës, e ty bravo të qofte që e thenë fenomenin më të shëmtuar. Këta dy kolegët e mi në vend ë me të dëgju, Xuxi i di shumë raste në vendin e tij të punës e këta kanë vendos me u tallë me ty”, u shpreh Zeka. 21:44 – Regjisori i kërkoj favore seksuale, për t’i dhënë rol – Gresa plas bombën! Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa ka treguar se si një rast regjisori i ka kërkuar favore seksuale për të luajtur në një rol. Ajo ka folur në lidhje me këtë, pasi Vullneti e hapi fillimisht temën. “Unë kam dalë për një rol, kur kemi dalë më ka thënë ‘tepër sytë e bukur i paske’, regjisori tha tani ‘çka kishe thanë që nëse dy kishim pasë më shumë se dosta, dhe roli të vjen”, tregoi Gresa. “Ia kam bërë bllok atij personi dhe nuk kam pasur më kontakt me të”. 21:23 – Milaimi dhe Olta replikojnë me kunja ndaj njëri-tjetrit Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë replikuar me kunja në Prime-n e sotëm. Ndërsa Milaimi ishte duke lavdëruar Kevinin se çfarë djali është pse vjen nga Suedia, Olta pati një kundërpërgjigje. “Pastaj Milaimi është tip i sinqertë, kështu i kupton këta njerëz, e kupton sinqeritetin”, u shpreh Olta. E Milaimi pati më pas një replikë për të. “E kuptoj sinqeritetin dhe mos sinqeritetin por varet ku jeton njeriu, sa ma këndej që vjen nga jugu, sa ma rrenc e dallavergji je”, tha Milaimi. 21:20- Momenti kur Sara shpërtheu ndaj Xuxit – Ja si nisi gjithçka! (VIDEO) Është shfaqur klipi me debatin e ashpër mes Xuxit dhe Sarës. Ky klip shfaq shpërthimin e Sarës ndaj Xuxit të cilin e akuzoi se e ka sharë të njëjtën. Pas kësaj akuze, Xuxi me tone të ashpra reagoi ndaj Sarës ku e mohonte sharjen, ndërkohë që nuk kurseu veten në ofendime ndaj saj, transmeton Klankosova.tv. Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: 21:15 – Ana dhe Kevini “kthehen” në Big Brother, me lidhje të familjarizuar! Ish-konkurrentët e shtëpisë më të madhe në vend, Ana dhe Kevini janë kthyer në studion e Big Brother VIP Kosova 3. Ata kanë treguar madje që e kanë familjarizuar lidhjen mes tyre. “Jemi kënaqur shumë të lumtur, vetëm do të vazhdojmë përpara”, u shpreh Kevini. “Kevini është njohur me familjen time, dhe gjithçka është perfekt”, tregoi më pas Ana. Ndërsa Kevini pas njohjes me familjen e Anës, thotë se ka pasur pak stres por shtoi se është i lumtur. 21:14-A u fejuan Ana dhe Kevin? (VIDEO) Olta Gixharri pyeti se a janë fejuar Ana dhe Kevin, çifti që u krijuan në Big Brother VIP Kosova. “A janë fejuar?”, pyeti Olsa, transmeton Klankosova.tv. Dyshja të pranishëm në studio, thanë se po të fejoheshin do t’i ftojnë të gjithë në festë, ndonëse është akoma herët për këtë hap sipas tyre. Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: Për t’i ndjekur kanalet që e transmetojnë çdo detaj brenda BIG BROTHER VIP, përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë nga data 21 dhjetor 2024. Poashtu shijoni programet edhe të mbi 315 kanaleve të tjera televizive, përfshirë ato të DigitAlb, derisa në shërbim do t’i keni edhe kanalet që transmetojnë ligat kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar! Ka filluar LIVE spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 19-ti me radhë. Sonte do të diskutohen shumë dinamika të ndodhura ditëve të fundit, përplasje e debate të ashpra që kanë shoqëruar gjithë javën. ‘Prime’ si zakonisht nisi nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka, njofton Klankosova.tv. Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova. Për t’i ndjekur kanalet që e transmetojnë çdo detaj brenda BIG BROTHER VIP, përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë nga data 21 dhjetor 2024. Poashtu shijoni programet edhe të mbi 315 kanaleve të tjera televizive, përfshirë ato të DigitAlb, derisa në shërbim do t’i keni edhe kanalet që transmetojnë ligat kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar! Ofertë e jashtëzakonshme nga Art Motion! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.