Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fishekzjarrët e rrezikshëm: 500 euro dënim kush ndez petardë para 26-it (VIDEO)

NULL NULL
19.12.2024 20:35

Për mjek po bëhen qytetarët që po lëndohen nga mjetet piroteknike, e të cilët nuk janë pak.

Një 40-vjeçar nga Fushë Kosova, pësoi lëndime të rënda, pasi ia mori nga dora djalit të mitur fishekzjarren, të cilin e ndezi për argëtim dhe plaga që iu shkaktua u desh të operohet.

Korab Berisha, kirurg plastik në QKUK për Klan Kosova ka folur në lidhje me këtë rast.

“Ka sjellë dëme si defekte lëkurore dhe nënlëkurore, po ashtu edhe fraktura dhe thyrje të gishtërinjve”, është shprehur ai.

E për t’iu shmangur këtij fenomeni negativ, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të këtyre mjeteve, deri më datë 26 dhjetor, ndryshe pëson dënimi në vlerë deri në 500 euro.

Me një konkluzion të tillë dolën edhe komuna e Gjilanit dhe Rahovecit, që paralajmëruan sanksione për krejt ata që shfrytëzojnë hapësirat publike për ndezjen e fishekzjarreve.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja, Bardha Shala:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.