Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

8 ushqime që formojnë muskuj

NULL NULL
25.05.2015 13:25
Kemi vendosur të bëjmë një udhëtim më thellë në anatominë e njeriut për të zbuluar sekretet e secilit muskul ku fjala “përbërës” zë vend.

Vezët

Si i rrisin muskujt: Jo duke i gjuajtur ato në drejtim të shtëpisë së shefit tuaj. Proteinat në vezë kanë vlerat më të larta biologjike. “kalori pas kalorie, ju keni nevojë për më pak proteina nga vezët se që keni nevojë të merrni prej burimeve tjera të ushqimit për të arritur masën e duhur të muskujve”, thotë Volek.

Por duhet ta hani edhe të verdhën e vesë. Përveç proteinave, veza përmban edhe Vitamin B12, e nevojshme për kontraksionin e muskujve.

Bajamet

Si i rrisin muskujt: Bajamet janë burimi më i mirë i Vitaminës E të alfa-tokoferolit, një lloj vitamine që absorbohet më së miri nga trupi. Kjo ka rëndësi për muskujt sepse “Vitamina E është një antioksidant potent që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të radikaleve të lira pas lodhjes së tepërt të muskujve.

Salmoni

Si i rritë muskujt: Salmoni është i pasur me proteinën e kualitetit të lartë omega-3. Omega-3 mund të ulë shkatërrimin e proteinave të muskujve pas stërvitjeve, duke ndikuar në përmirësimin e muskujve.

Jogurti

Si i rritë muskujt: Jogurti është një kombinim ideal i proteinave dhe karbohidrateve që ndihmon në çlodhjen e muskujve pas ushtrimeve dhe rritjen e muskujve.

Mishi

Si i rritë muskujt: Më shumë se një copë proteine mishi po ashtu është edhe burim i rëndësishëm i hekurit dhe zinkut, dy përbërës krucial që ndikojnë në rritjen e muskujve. Plus, është burimi ushqimor numër një i kreatinës – furnizuesit energjetik të trupit i cili ndihmon në pompimin e hekurit.

Vaji i ullirit

Si i rritë muskujt: Mund edhe t’i lyeni krahët dhe gjoksin për të pozuar para aparatit fotografik në plazh, por ka efekt më të mirë nëse e përdorni në ushqimet që hani. Yndyrat organike në vajin e ullirit kanë efektin e përbërësve anti-katabolik.

Uji

Si i rritë muskujt: Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për bicepcin ose gjoksin, muskuli përbëhet prej përafërsisht 80 për qind ujë. Bile edhe ndryshimi i një për qind të ujit në trup mund të shkaktoj dëme.

Kafja
Si i rritë muskujt: Kafeina ka efekt pozitiv në rezistencën e muskujve. Një studim i fundit i publikuar nga Medicine and Science in Sports and Exercise tregon se burrat që kanë pirë 2 filxhanë kafe para se të fillojnë stërvitjet ishin deri në 9 herë më rezistentë krahasuar me ata që nuk kanë pirë kafe para stërvitjeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.