Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga droga në Oscar

NULL NULL
24.02.2016 19:37

Viti i kaluar ishte shumë i mirë për Tom Hardy’n.

Aktori 38 vjeçar ishte ylli i filmit “Mad Max: FURY Road”, që mori 10 nominime për Oscar.

Ai po ashtu ka kënduar në një film, adoptim i një shfaqjeje muzikale, ku luan njërin nga vëllezërit gangsterë nga Britania, dhe ka marrë nominimin e parë për Oscar, për rolin më të mirë dytësor, për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “The Revenant”, transmeton Klan Kosova.

revenant ]

Roli i tij i parë ishte nën serialin“Band of Brothers”, ndërsa debutimi i tij në film ishte “Black Hawk Down”, mirëpo aso kohe, Hardy po luftonte me diksionin e tij me drogën e alkoolin. Pasi iu nënshtrua rehabilitimit në vitin 2003, Hardy e ka rikthyer jetën dhe karrierën e tij në vijë, dhe që atëherë s’ka pasur të ndalur.

Emri i tij i plotë është Edward Thomas Hardy, dhe ai ka lindur me 15 shtator në vitin 1977 e është rritur në East Sheen, në Londër.

Hardy ishte përjashtuar nga shkolla kur ishte shumë i ri, për shkak se kishte vjedhur. Pas shumë përpjekjeve, ai kishte arritur të pranohej në Shkollën e Teatrit në Londër.

Përveç se te “The Revenant” dhe “Mad Max”, Hardy ka luajtur edhe krah Michael Fassbender në filmin për Steve Jobs.

mad max

 

lajme të ngjashme