Si e arsyeton djali babain e tij, që ia vrau gruan: Ishte njeri shumë i dashur! NULL NULL 18.12.2024 18:03 18.12.2024 18:03 Foto ilustruese Gjykata penale e Bazelit dënoi me 19 vjet burg një 60-vjeçar kosovar, për vrasjen e nuses së të birit, në Pratteln BL në vitin 2020. Krimi kishte ndodhur në mesin e qershorit të atij viti, kur u sulmua atëherë 24-vjeçarja, e cila vdiq nga plagët e marra me thikë, shkruan albinfo.ch, transmeton Klankosova.tv. Prokuroria publike kishte kërkuar dënim me 17 vjet burg, por vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i lartë se kërkesa e organit të akuzës. Përveç dënimit me burg, 60-vjeçari ka marrë edhe një vendim për dëbim nga vendi për një periudhë 15-vjeçare. Çfarë dihet deri tani, si nisi gjithçka, çfarë thotë burri, gruan e të cilit e vrau babai i tij, ndiqeni materialin e transmetuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.