Milaim Zeka përmend një emër që pretendon se e keqtrajtoi Parashqevi Simakun (VIDEO) NULL NULL 17.12.2024 17:13 17.12.2024 17:13 Milaim Zeka në emisionin "Kosova Today" Gazetari Milaim Zeka ka pretenduar se e di emrin e personit që, sipas tij, ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj Parashqevi Simakut, një nga këngëtaret më të njohura të kulturës shqiptare. Zeka ka thënë se dhuna ndaj Simakut është ushtruar nga ish-sigurimi i shtetit të kohës së Enver Hoxhës, në krye me një nga oficerët më të lartë të sigurimit, Luan Bombardi. Ai ka theksuar se ajo çka ka përjetuar Simaku është një dhunë e papërshkrueshme, “që vetëm Zoti mund ta dijë”, duke e quajtur këtë një akt të pashembullt barbarie. “Ajo çka ka përjetuar Parashqevia, veç i madhi Zot lart e di, çfarë dhune, çfarë terrori të ushtruar nga ish-sigurimi i shtetit, të kohës së Enver Hoxhës, në krye me njërin nga oficerët më të lartë të sigurimit të shtetit me emrin Luan Bombardi”, tha Zeka në një deklaratë në emisionin “Kosova Today”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë