Komuna e Gjilanit merr vendim për ndalimin e fishekzjarreve NULL NULL 17.12.2024 15:49 17.12.2024 15:49 fishekzjarre Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit. Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të kësaj komune, “ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe”, transmeton Klankosova.tv. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 34 minuta më parë