Kasti i filmit ”Shok” shumë afër çmimit Oscar (Video) NULL NULL 24.02.2016 14:33 24.02.2016 14:33 Pak kush ka menduar se filmi i cili nisi xhirimet në Stantërg të Mitrovicës në nëntorin e vitit 2014 mund të arrijë të jetë pjesë e finales së ngushtë të çmimit Oscar. Megjithatë me shumë gjasë, historia e vërtetë e rrëfimit të filmit ‘’Shok’’ me komandantët serb që udhëron aksione kundër shqipëtarve gjatë luftës së Kosovës, bindi profesionistët e filmit, transmeton Klan Kosova. E tash 15 muaj pas fillimit të xhirimeve, krijuesit dhe aktorët e këtij prodhimi të shkurtë kinematografik, janë shumë afër cmimit më të madh të kësaj fushe. Ata, të martën, ndjenë shkëlqimin e Hollywoodit, kur ‘’Shok’’ u shfaq në shtëpinë kryesore të filmave, me rastin e pritjes që iu bë të nominuarve për kategorinë e metrazhit të shkurtë dhe filmave të animuar. Regjisori Jamie Donoughue, tha se pjesë të luftës së paraqitur në filmin e tij, mund të reflektojnë mbi shumë ngjarje që po ndodhin edhe tani, transmeton Klan Kosova. Jamie Donoughue, regjisor i filmit “Janë shumë gjëra që paraqiten në film e që shpresoj se do të sjellin dritë mbi shumë ndodhi të sotme. Për shembull, kriza e refugjatëve sirianë është e ngjashme me atë të Kosovës. Dhe nëse filmi im mund të shkoj diku vetëm që t’i bëj njerëzit të mendojnë apo të shohin më në detaje cka po ndodhë në ato zona, unë do të isha i përulur” Në fakt, para disa orësh është mbyllur edhe procesi i votimit për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve Oscar. Sipas revistës së njohur Deadline, filmi kosovar do të triumfojë në kategorinë e metrazhit të shkurtë. E gazeta tjetër e specializuar për këso punësh, Goldderby, Shok është në konkurencë të fortë me produksiuonin rival Ave Maria, transmeton Klan Kosova.