Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një burrë në Prishtinë, në shtëpi iu gjet armë dhe drogë

NULL NULL
15.12.2024 08:51
Foto ilustruese

Një burrë u arrestua pasditen e së shtunës në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dy revole, 19 fishekë dhe mbi një kilogram e gjysmë substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë, transmeton Klankosova.tv

Po ashtu gjatë kësaj bastisje, zyrtarët policorë gjetën dhe konfiskuan edhe dy peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1 mijë e 695 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar.

Rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje”.

lajme të ngjashme