Më 20 dhjetor Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët NULL NULL 14.12.2024 10:23 14.12.2024 10:23 Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë, foto ilustruese Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë më 20 dhjetor do të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare. Mbledhja pritet të mbahet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, sipas raportimeve të tvklan.al, transmeton Klankosova.tv. “Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për agjendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë. Dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.