Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë të Jugut NULL NULL 14.12.2024 09:47 14.12.2024 09:47 Foto: Ilustruese Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Jugut. Viktimën e kishte gjetur pa shenja jete djali i tij, transmeton Klankosova.tv. Policia po e cilëson rastin si “vdekje të dyshimtë”. “Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete babin e tij viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.