Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre policët e vetaksidentuar dërgohen në QKUK, Vitia: Do të transferohen në tri klinika

NULL NULL
14.12.2024 00:40
autoblinda policia zvecan aksident
Autoblinda e aksidentuar e Policisë së Kosovës në Grabovc të Zveçanit. Foto: Kosovoonllajn

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se tetë policët e lënduar në vetaksidentin e sotëm në Zveçan, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.

Vitia tha se i ka vizituar të tre policët që gjenden në QKUK, ku tha se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.

“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”.

“I gjithë stafi në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në mënyrë profesionale”, shkroi Vitia, transmeton Klankosova.tv.

Për gjendjen e policëve të lënduar ka folur edhe drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi, e cila tha se ata kryesisht kanë fraktura të ekstremiteteve dhe plagë të jashtme sipërfaqësore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.