Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Anisa falënderon produksionin për mundësinë e dhënë, pasi fitoi trajtimin falas për shëndetin e saj!

NULL NULL
13.12.2024 21:02

01:59 – Anisa falënderon produksionin për mundësinë e dhënë, pasi fitoi trajtimin falas për shëndetin e saj!

Anisa Veseli ka falënderuar produksionin për mundësinë i ka dhënë të jetë brenda shtëpisë.

Ajo ka falënderuar edhe ordinancën që ka marrë përsipër shërimin e saj.

“Faleminderit produksionit për mundësinë që më ka dhënë dhe A+ Medical Solution mundësin që ma ka dhënë”, u shpreh Anisa.

01:54 – Momenti kur Anisa përshëndetet me të gjithë banorët, përveç Gjestit!

Anisa është eliminuar nga gara në Big Brother VIP Kosova 3 pas nominimit kokë më kokë me Gjestin.

Ajo përshëndeti të gjithë banorët pak para largimit përveç Gjestit i cili i kërkoi që t’i zgjatse dorën, transmeton Klankosova.tv.

Për të parë më shumë nga ky moment tensionues mes tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


01:42 – Anisa eliminohet nga shtëpia e ‘Vëllait të Madh’ (VIDEO)

Anisa është konkurrentja e radhës që është eliminuar nga shtëpia e ‘Vëllait të Madh’.

‘Vëllai i Madh’ kishte çuar në nominim kokë me kokë Anisën dhe Gjestin për thyerjen e rregullit ku të dy hynë në tualet.

Në njoftimin e bërë nga ‘Vëllai i Madh’, Gjestit dhe Anisës iu tha se shpëtuan nga eliminimi direkt pasi ata e lanë derën hapur.


01:40 – Këto ishin porositë që nëna ia la Lelës (VIDEO)

Nëna e Lelës pati disa porosi për vajzën e saj.

Ajo tregoi se Lela duhet të bëjë gjithmonë një gjë para lojës.

“Shumë krenare me ty, edukata dhe kultura jote të bëjnë të veçantë, edhe një gjë mos harro, edukata është gjithmonë para lojës, vazhdo kështu si je, se je duke e bërë një gjë të fortë, për me kuptu se respekti për njerëzit që ti je duke dhënë, mirësia që ke në shpirt e mëshira për personat nuk e ka emrin dashuri, ti je femër e fort, solare dhe mami ka qejf me të pa në finale”, u shpreh nëna e Lelës.

Ajo më pasë u takua edhe me Leon.

01:21 – “Prindërit nuk kanë ngrënë ushqim që të hamë ne”, rrëfimi i ndjerë i Lelës (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela, i është rrëfyer në një mënyrë të ndjerë ‘Vëllait të Madh’.

Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se nëna e saj pasi që e lindi ka qajtur me ditë të tëra vetëm pse nuk lindi djalë, transmeton Klankosova.tv.

Lela, mes tjerash, ka rrëfyer se si ka takuar babain e saj vetëm dy-tri herë deri në moshën 5 vjeçare pasi ai gjendej në Itali.

Për të parë vështirësitë e Lelës që pati me fillimin e jetesës në Itali dhe rrëfimin e saj të plotë, klikoni videon në linkun më poshtë.


00:40 – Del klipi ku Driloni i drejtohet me fjalë denigruese Lelës, tensionohet situata me Leo-n (VIDEO)

Driloni, Lela dhe Leo kanë pasur një debat të ashpër mes vete gjatë kësaj jave.

Shkak i përplasjes u bë sfida e treshes nga ‘Vëllai i Madh’ ku në këtë sfidë ishin bashkë Driloni, Sara e Lela.

Por, gjendja u agravua kur Driloni përdori gjuhë denigruese e të ulët ndaj Lelës teksa iu drejtua Leo-s me ‘kur vi une ta kapi çikën edhe u kry’, transmeton Klankosova.tv.

Banorëve në shtëpi iu shfaq klipi me gjithë tensionin dhe debatet mes treshes, për të parë klipin e plotë klikoni videon në linkun më poshtë.


00:36 – Milaim Zeka ia thotë troç Xhenetës: Me qejf keni hy nën jorgan mu prek

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka komentuar fjalët që Gjesti i tha për Xhenetën.

Për këtë punë, Zeka thotë se Xheneta e ka dramatizuar shumë.

“Pse e ke dramatizuar kaq shumë këtë prekje, në vend që ti thoshe kur hyn me një njeri normal që prekesh, me dashtë mos me u prekë nuk ishe hi hiç nën jorgan”, u shpreh Milaimi.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:


00:29 – Tensione në ‘Prime’, plas debati mes Gjestit dhe Xhenetës (VIDEO)

Deklarata e Gjestit se ka pasur prekje nën jorgan me Xhenetën ka bërë që dyshja të debatojnë ashpër edhe në ‘Prime’.

Të dy bënë akuza të ashpra për njëri-tjetrin teksa Gjesti këmbëngulte që Xheneta nuk mund t’i referohet me fjalën ‘ex’, transmeton Klankosova.tv.

Për të parë më shumë detaje nga debati i tyre ku nuk u kursyen nga akuzat karshi njëri-tjetrit, klikoni videon në linkun më poshtë.

Për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


00:25 – “Femër për Doggy style” – Xheneta flet për deklaratat e Gjestit ndaj saj!

Xheneta ka komentuar deklaratat që Gjesti ka thënë për të.

Ajo thotë se është shqetësuar nga fjalët që ai ka folur për të.

“Jam shqetësuar shumë prej këtij muhabeti, është stërfolur shumë: ‘ti je femër veç për nën jorgan’. Dje që jam kanë keq, ma ka bo: ‘ti je femër vetëm për doggy style’”, u shpreh Xheneta.

Se çka tha më tutje Xheneta mund ta shihni në videon e mëposhtme:


00:08 – Dramë e madhe në shtëpi: Momentet nga përplasja e Xhenetës dhe Gjestit!

Gjatë javës është zhvilluar një dramë e madhe në shtëpinë më të famshme në vend.

Protagonistë në këtë dramë ishin Gjesti dhe Xheneta për një situatë që u përfol shumë.

Situata ka bërë që Xheneta të shpërthente në lot, pasi Gjesti tha se “ka pasur prekje nën jorgan mes nesh”.

Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:


00:00 – Drenusha kërkon të zbardhet e vërteta për angazhimin e babait të saj (VIDEO)

Drenusha ka kërkuar nga gazetarët që të zbardhet angazhimi i babait të saj pas akuzave që bëri Xuxi ndaj tij.

Drenusha u shpreh se e gjithë ngjarja është e rëndë dhe nuk do duhej që babai i saj i ndjerë të përfshihet në lojë nga banorët, transmeton Klankosova.tv.

“Ka 27 vjet që ka ndërruar jetë dhe unë ende nuk jam pajtuar me vdekjen e tij. Unë i kam thënë edhe Vullnetit që kisha dashtë dikush me u marrë më shumë me këtë çështje se po du me ditë çka po flitet a është e vërtetë. Unë si fëmijë nuk mundem me ditë shumë, por me atë që e di nga nëna ime e di që ka qenë shumë i pastër”, u shpreh Drenusha.

Për të parë më shumë nga kërkesa e Drenushës, klikoni në videon në linkun më poshtë.


23:34 – Drenusha humb durimin ndaj Xuxit, çohet në këmbë dhe shpërthen ndaj tij

Drenusha është çuar në këmbë duke e humbur durimin ndaj Xuxit, pasi ky i fundit hodhi akuza për babanë e saj.

Ajo vazhdoi me përplasje me të, duke i hedhur akuza.

“Ti je i pështirë, ma mirë si babai im spiun, se si ti që e ke lënë fëmijën”, iu drejtua Drenusha, Xuxit.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


23:26 – Drenusha: Po të ishte babai im spiun do t’i kishte milionat (VIDEO)

Drenusha ka shpërthyer në vaj pasi Xuxi solli informacione nga jashtë për babain e saj të ndjerë.

Drenusha u shpreh se po të ishte babai i saj spiun sic po e konsideron Xuxi do u kishte lënë milionat e jo mijëra euro borxhe, transmeton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Drenusha pati akuza edhe për Xuxin.

Për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


23:16 – Drenusha shpërthen ndaj Xuxit: I përdore testikujt për të shpifur ndaj meje!

Drenusha është përplasur me Xuxin, pasi ky i fundit ia ka përmendur babanë.

“Po dua ta nis prej thelbit të kësaj historie, Xuxi përnjëmend i ka përdor testikujt për me fol për një njeri që ka vdekur, se për të gjallët nuk ka kapacitet. Në momentin që e kam bërë publike historinë që e kam përjetuar nga Atilla, ai me njerëzit e kanë rregulluar këtë çështje për të folur për babanë tim”, u shpreh Drenusha.

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:


23:13 – Xuxi sjell informacione nga jashtë për babain e Drenushës, ajo plas në vaj gjatë Prime

Xuxi ka sjellur informacione nga jashtëpër babanë e Drenushës.

Ai sjelli historinë e babait të Drenushës se çka ka punuar ai.

“Babai i saj është përmendur se ka gjykuar shqiptarë të cilët në atë kohë janë quajtur prej sistemit të Serbisë ‘shovenista’, ‘separatista’, ‘irredentista’ dhe ai ka dënuar me sistem të Serbisë dhe ata ne i kemi quajtur spijunë”, tha Xuxi, njofton Klankosova.tv.

Kjo gjë ka bërë që Drenusha ka reaguar ashpër dhe të shpërthej në vaj në Prime.

Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:


22:55 – Eskalon debati në ‘Prime’, tensione mes Drenushës dhe Gjestit (VIDEO)

Gjesti dhe Drenusha janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin edhe në ‘Prime’ pasi mbrëmë ai nuk i la banorët që të flenë.

Të dy patën akuza të rënda kundrejt njëri-tjetrit teksa Drenusha e quante Gjestin ‘mashtrues’, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër Gjesti e quajti Drenushën ‘rrence’.

Për të parë përplasjen e tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:42 – Dramë e madhe në shtëpi, si eskaloi situata gjatë natës?

Një dramë e madhe është zhvilluar në shtëpinë më të madhe gjatë natës.

Ishte Gjesti dhe Driloni që nuk lanë banorët që të flenë, duke bërë veprime.

Në lidhje me këtë është përgatitur një klip i veçantë, me banorët si reaguan pastaj.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni të plotë:


22:35 – Vëllai i Madh i çon në nominim kokë me kokë Anisën dhe Gjestin

Vëllai i Madh i ka çuar në nominim kokë me kokë Anisën dhe Gjestin për thyerjen e rregullit ku të dy hynë në tualet.

Në njoftimin e bërë nga Vëllai i Madh, Gjestit dhe Anisës iu tha se shpëtuan nga eliminimi direkt pasi ata e lanë derën hapur.

Për ta parë njoftimin që Vëllai i Madh pati për Gjestin dhe Anisën, klikoni në videon më poshtë:


22:33 – Si e komentuan opinonistët, veprimin e Gjestit dhe Anisës, që thyen rregullat e shtëpisë?!

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari e Milaim Zeka, kanë dënuar ashpër veprimin e Gjestit dhe Anisës për thyerjen e një prej rregullave kryesore të ‘Vëllait të Madh’.

Olta e quajti këtë veprim të tyre të vjedhur dhe iu lut banorëve që të kenë ide origjinale të tyre, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Milaimi i tha se përveç hyrjes së përbashkët në banjo i ka pëlqyer gjetja e Gjestit.

Për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


22:09 – Anisa pendohet pasi hyri në banjo me Gjestin, duke thyer rregullin e BBVK

Anisa ka thënë se është penduar që ka hyrë në banjo me Gjestin, duke thyer rregullin e Big Brother VIP Kosova 3.

“Nuk isha duke e menduar mirë, kam thënë diçka që nuk kam qejf të më sfidojnë për të bërë, se jam tip që i bëjë, i kam rënë pishman për atë vendimin që e mora dhe që e bëra”, u shpreh Anisa.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


22:07 – Momenti kur Gjesti dhe Anisa thyen një nga rregullat kryesore të BBVK

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa dhe Gjesti e kanë thyer një nga rregullat kryesore të BBVK.

Anisa dhe Gjesti kanë hyrë të dy bashkë në banjo, rregull kjo nga më kryesoret brenda Big Brother VIP Kosova 3.

Për të parë se si rrodhi situata deri këtu, klikoni në videon më poshtë:


22:04 – Këto ishin momentet më të veçanta të Kevinit në BBVK 3 (VIDEO)

Kevini ishte banori i radhës që është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai u shpreh i lumtur që arriti të qëndrojë për rreth 2 muaj në shtëpi pasi s’kishte pritshmëri që do të shkojë kaq larg, transmeton Klankosova.tv

Në linkun më poshtë mund të shihni momentet më të veçanta të Kevinit në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.


21:59 – Kevin i lumtur që arriti të qëndroj për 2 muaj në Big Brother

Kevini është i lumtur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai thotë se është krenar për atë se çka ka bërë brenda shtëpisë më të madhe në vend.

“Unë jam i lumtur, për mua ka qenë vështire gjuha, dhe i kam kaluar dy muaj, jam krenar dhe shumë i lumtur, dhe e di që kam më shumë për të treguar për juve ndoshta me muzikë”, u shpreh Kevin.


21:53 – Kevini lë shtëpinë duke kënduar e vallëzuar (VIDEO)

Kevini është banori i radhës që është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Por, dalja e tij ishte ndryshe nga të gjithë banorët e tjerë të eliminuar deri tani, transmeton Klankosova.tv.

Ai la shtëpinë duke kënduar e vallëzuar. Por, për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:44 – Kevini, banori i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3

Kevini është banori i radhës që lë shtëpinë më të madhe në vend.

Ai doli nga shtëpia, duke marrë përkrahje nga të gjithë banorët.

Ndryshe të nominuar ishin Anisa, Gresa, Xheneta, Kevini, Rovena dhe Leo.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


21:31 – Plas sherri mes Rovenës dhe Drenushës në Prime, debate të forta! (VIDEO)

Komentet e Rovenës për darkën e të nominuarve pas prezantimit të klipit në ‘Prime’ bën që të shpërthej një debat.

Ishte Drenusha ajo që i reagonte në vazhdimësi duke e quajti ‘gënjeshtare’ Rovenën, transmeton Klankosova.tv.

Rovena u shpreh se në Big Brother ka gjetur armiqësi, dashakeqësi e shumë intriga nga Gresa, Drenusha, Xheneta dhe Vullneti.

Por për të parë më shumë nga debati i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.

Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.


21:25 – A e humbi Kevini besimin ndaj Anës, pas historisë me ish-in? (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Kevini thotë se nuk ka fije dyshimi për ndjenjat ndaj Anës.

Ai thotë se pavarësisht çka thonë banorët brenda, nuk ka lëkundje për raportin me Anën.

“Është normal që kanë pasë banorët kundër meje dhe Anës, këtu jemi në një lojë, këtu janë disa njerëz që janë negative dhe anti çift. Ana ka një arsye për krejt çka ka ndodhur. Kam 100 për qind besim në Anën”, u shpreh Kevini.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


21:19 – Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve!

Gjashtë banorët e nominuar mbrëmë e kanë pasur darkën e të nominuarve.

Darka u karakterizua me akuza e kundër-akuza, por nuk munguan as momentet pikante.

Për t’i parë momentet më pikante nga darka e të nominuarve, klikoni në videon më poshtë:

 


Ka filluar LIVE spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 17-ti me radhë.

Sonte do të diskutohet futja e përbashkët e Anisës dhe Gjestit në tualet, gjë që sfidon rëndë rregullat e ‘Vëllait të Madh’.

Po ashtu do të diskutohet edhe për përplasjet e banorëve të tjerë gjatë gjithë javës. Por, pos debateve do të ketë një surprizë të madhe për Lelën.

‘Prime’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme