Haxhiu i reagon PDK-së pasi e çoi Byronë në Kushtetuese: Tregon frikën që keni ndaj këtij ligji NULL NULL 13.12.2024 13:34 13.12.2024 13:34 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e dërgoi Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese. Haxhiu tha se kjo lëvizje tregon frikën e tyre të ndaj këtij ligji, i cili sipas saj, rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që siç tha ajo, ata vetë e kanë kultivuar ndër vite. “Me këtë veprim, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën”. “Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve. 9 shkurti do të jetë dita ku sërish do të ballafaqohen interesat e tyre të ngushta përballë vullnetit popullor për qeverisje të drejtë, dhe luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Haxhiu iu drejtua PDK-së se “ju mund të na vononi por kurrë nuk do ta ndalni vullnetin e popullit për drejtësi”. “Byroja do të bëhet. Pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve. Drejtësia do të mbizotërojë”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 20 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21 orë më parë