Anisa e këshillon Drilonin: Ki kujdes çfarë fjalori përdor kur je nervoz (VIDEO) NULL NULL 13.12.2024 09:27 13.12.2024 09:27 Anisa dhe Driloni kanë biseduar me njëri-tjetrin për lojën dhe marrëdhëniet e tyre në raport me banorët. Driloni po i tregonte Anisës për raportin e tij Drenushën, dhe debatin që kishte me të, transmeton Klankosova.tv. Anisa tha se i vjen mirë që është sqaruar me Drenushën, derisa po i jepte këshilla Drilonit. “Bravo të qoftë që je sqaruar, dhe i ke kërkuar falje që ja ke përmendur fëmijët!”, u shpreh Anisa. Tutje kjo e fundit i tha se shumica nga banorët dëshirojnë që të njëjtin ta qesin nga kontrolli. “Ki kujdes kur je nervoz çfarë fjalori përdor”, i tha Anisa, Drilonit. Për të kuptuar më shumë nga ky bashkëbisedim, ndiqeni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.