Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U zu në flagrancë, arrestohet i dyshuari për fajde në Gjakovë

NULL NULL
12.12.2024 20:54
Foto ilustruese

Policia në Gjakovë ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde” ndaj një personi.

I dyshuari, sipas policisë është arrestuar në flagrancë, teksa ishte duke ia marr pagesën e kamatës viktimës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: 10 mijë euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

lajme të ngjashme