Osmani me senatorin Tillis, bisedon për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë NULL NULL 12.12.2024 15:50 12.12.2024 15:50 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senatorin republikan, Thom Tillis. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senatorin republikan, Thom Tillis. Bashkë, ata diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon, transmeton Klankosova.tv. “Jemi në Uashington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë”, ka shkruar e para e vendit në Facebook. Ajo shton se paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim, ndërsa thotë se ShBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 23 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day