Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UÇK-ja: Do t’i godasim pa mëshirë strukturat shtetërore

NULL NULL
02.05.2015 15:41
UÇK e Maqedonisë i ka bërër thirrje shqiptarëve që operjonë në strukturat shtetërore të Maqedonisë që të largohet nga aty, përndryshe ata do t’i godasin pa mëshirë.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një komunikate për media iu ka bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të largohen nga strukturat policore ushtarake shtetërore, pasi që do t’i godasim pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti kriminal.

UÇK po ashtu, i ka bërë thirrje Ali Ahmetit dhe siç thonë ata, bandës së tij kriminale, të lëshojnë institucionet qeverisëse.

UÇK ka treguar se janë ata që kanë goditur postën e Gushincës.

“Lejimi i përdhosjes ekstreme dhe dhunimi i dinjitetit kombëtar në të gjitha format prej strukturave policore ushtarake shtetërore të shtetit të Maqedonisë, kalimi në një jetë të padurueshme përballë këtij presioni në rritje, korrupsioni i thellë moral dhe politik në faktorin politik shqiptar, na kanë detyruar ti drejtohemi rrugës së reagimit të fortë, nëpërmjet të gjithë formave, për të mbrojtur të drejtat e popullsisë tonë në shtetin e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo strukturë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.