Abdixhiku: Kjo është lista fituese e zgjedhjeve, dorëzuar tashmë në KQZ NULL NULL 11.12.2024 16:59 11.12.2024 16:59 Kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka publikuar listën tashmë zyrtare të kandidatëve të këtij subjekti për zgjedhjet e 9 shkurtit. Siç dhe ai konfirmon, e njëjta është dorëzuar tashmë sot për certifikim edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor, transmeton klankosova.tv. Ai shprehet madje opitmist, se kjo është lista fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. ”Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! #BËHUNDRYSHIMI”