Presidentja Osmani me fjalë të mëdha për ambasadorin Hovenier NULL NULL 11.12.2024 09:50 11.12.2024 09:50 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ambasadori amerikan në largim, Jeff Hovenier, për Kosovën ishte më shumë se një ambasador. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Osmani thotë se Hovenier ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të, njofton Klankosova.tv. “Urdhri “Dr.Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit, Ambasador Hovenier”, ka shkruar ajo. Osmani mbrëmë e ka dekoruar ambasadorin me urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion 7 minuta më parë
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day