Hekuri është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që lejon qelizat e kuqe të gjakut të çojnë oksigjen në çdo pjesë të trupit.

Hekuri është gjithashtu një komponent i mioglobinës, që është e ngjashme me hemoglobinën, që është gjetur në qelizat e muskujve.

Një mashkull i rritur me përmasa mesatare ka nevojë për rreth 8 miligram hekur në ditë, ndërsa një grua aktive (që ka ende menstruacione dhe nuk ka kaluar në menopauzë) ka nevojë për rreth 18 miligram në ditë.

Më poshtë po sugjerojmë të konsumoni 13 ushqime, që janë zgjedhje të shkëlqyera për të marrë hekurin e nevojshëm.

 Fasulet e bardha
Fasulet e bardha janë një burim i mirë bimor që përmban hekur. Një gjysmë filxhan fasule ka më shumë se 3 miligram hekur, si edhe 6 miligramë fibra dhe 500 miligram kalium. Fasulet kanë gjithashtu shumë proteina dhe kalcium, vitamina B dhe antioksidantë.

Mëlçia e viçit
Mëlçia e viçit është e njohur si një burim hekuri. Një fetë mëlçie viçi ka më shumë se 4 miligram hekur. Mëlçia e viçit është gjithashtu burim i shkëlqyer proteinash, vitaminash B-kompleks, vitaminës A si dhe vitaminë D dhe gjithë këta ushqyes për rreth 130 kalori.

Thjerrëzat
Thjerrëzat janë një burim bimor i hekurit.  Një gjysmë filxhan thjerrëza përmban më shumë se 3 miligram hekur. Thjerrëzat kanë gjithashtu shumë fibra, rreth 8 miligram në një gjysmë filxhani. Përveç kësaj, thjerrëzat kanë edhe shumë proteina, vitamina B, magnez, dhe zink.

Çokollata e errët
Çokollata e errët është një burim i mirë i hekurit, si dhe i antioksidantëve. Një çokollatë e errëtka pothuajse 3.5 miligram hekur. Ajo gjithashtu ka 232 kalori, kështu që mos e teproni.

Peshku ton i konservuar
Peshku ton i konservuar është një burim i shijshëm i hekurit. Rreth 0.17 kg peshk ton i konservuar ka mbi 2.5 miligram hekur, së bashku me shumë kalium dhe vitamina B dhe pak vitaminë D. Ai gjithashtu ka 400 miligramë natrium. Por, peshku ton i konservuar ka më pak se 150 kalori, sa kohë që ju atë peshk ton të mbushur me ujë dhe jo me vaj.

Lëngu i domateve

Lëngu i domateve nuk ka aq shumë hekur si ushqimet e sipërpërmendura, megjithatë është një zgjedhje e mirë për t’u pirë. Një filxhan lëng domateje, përmban një miligram hekur. Ato gjithashtu përmbajnë likopen, një antioksidant i fuqishëm dhe vitaminë A. Është gjithashtu një burim i mirë i mineraleve, por kujdes për disa lloje domatesh që mund të përmbajnë shumë natrium.

Patatet e pjekura
Nuk jemi të sigurt pse, por patatet nuk kanë marrë të gjithë meritat ushqyese që meritojnë. Patatet, jo vetëm që janë një burim i mirë i vitaminës C, vitaminës B, por janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, si dhe përmbajnë shumë hekur. Në fakt, një patate e madhe e pjekur me lëkurë ka më shumë se 3 miligram hekur.\

Spinaqi

Një filxhan spinaq i gatuar ka 6.5 miligram hekur, si dhe pothuajse 250 miligram kalcium dhe më shumë se 800 miligram kalium. Spinaqi përmban edhe vitaminë C, vitaminë K dhe fibra.

Rrushi i thatë
Rrushi i thatë përmban shumë hekur. Një kuti e vogël (rreth 1/3 filxhan) rrushi të thatë ka pothuajse një miligram hekur. Rrushtë përmbajnë gjithashtu shumë kalium, si dhe vitamina B.

Bifteku i viçit
Mishi i viçit është një burim i madh i hekurit. 0.17 kg fileto mish viçi përmban më shumë se 3 miligram hekur. Mishi i viçit është gjithashtu një burim i mirë zinku, kaliumi dhe mineralesh të tjerë, plus dhe i vitaminës B-12.  0.17 kg fileto mish viçi përmban gjithashtu rreth 5 gram yndyrë të ngopur, kështu që është mirë të kontrolloni sasinë e mishit që do të konsumoni./shije.al