Bajçina e Podujevës në errësirë, krizë me furnizimin me energji (VIDEO) NULL NULL 10.12.2024 10:52 10.12.2024 10:52 Nazmi Gashi, banor i fshatit të Bajçinës Fshati Bajçinë i Podujevës po përballet me probleme në furnizimin me energji elektrike, duke lënë banorët në errësirë. Nazmi Gashi, banor i këtij fshati në një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM theksoi se situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të infrastrukturës së vjetëruar energjetike, njofton Klankosova.tv. “Prej viteve ’70 janë ngjit këto tela, tash janë këput, këto janë shumë të moçme”, tha ai, duke shtuar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar institucionet. “20-30 herë i kemi thirrur, edhe jam shkuar vet. Kanë thënë që kanë me na zgjidh problemin, por nuk na kanë zgjidh. Po duam me na heq telat e vjetër dhe me na pru kabllo të reja”, u shpreh Gashi, duke theksuar se ka trokitur në çdo derë të komunës, por pa rezultat. Banorët e Bajçinës kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse qëtë marrin masa urgjente për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike si dhe për të zëvendësuar infrastrukturën e dëmtuar atje.\Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.