Djali dyshohet se sulmoi babanë në Pejë dhe gjuajti me armë në ajër NULL NULL 10.12.2024 09:53 10.12.2024 09:53 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Një burrë nga Peja, po dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, dhe se ka gjuajtur me armë në ajër, të hënën. Ai u arrestua dhe gjatë kontrollit në trup, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë, tha policia, përcjell Klankosova.tv. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.