Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketbolli vendor sot sjell Yllin përballë Pejës dhe Borën kundër Bashkimit

NULL NULL
07.12.2024 13:21

Dita e shtunë, do të ofrojë një program të pasur sportiv në platformën Artmotion, duke përfshirë ndeshje nga futbolli dhe basketbolli, nga ligat më të njohura evropiane dhe më gjerë.

Nga ora 17:00, ju pret një përballje interesante nga liga vendore e Basketbollit, Procredit Superliga.

Dueli mes G.E Ylli dhe Peja është një mundësi e shkëlqyer për të parë dy skuadra me shumë ambicie që do të luftojnë për pozita të larta në Superligën e Kosovës. Këtë ndeshje do të mund ta ndiqni në kanalin sportiv të Artmotion, S1 dhe në Klan Kosova.

Po ashtu, nga ora 19:00, Bora vs Bashkimi do të jetë një tjetër duel interesant. Bashkimi është një skuadër me eksperiencë, e cila aktualisht zë vendin e dytë në tabelë, ndërsa Bora si ekip i ri, nuk po gjen mundësi ende ta tregojë veten e të lëviz nga vendi i fundit.

Kjo përballje do të transmetohet direkt në kanalin sportiv të platformës Artmotion, S3.

lajme të ngjashme