Varësia ndaj smartfonëve shkakton “amnezi dixhitale” NULL NULL 23.02.2016 15:32 23.02.2016 15:32 Përdorimi i telefonëve për të ruajtur informacione, në vend të mbajtjes mend të tyre, shkakton amnezi dixhitale. Sipas një hulumtimi të “Kaspersky Lab”, 90% e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuajnë nga amnezia digjitale. Njerëzit ua besojnë informacionet pajisjeve digjitale, për t’i ruajtur dhe kujtuar, prandaj nuk përpiqen fare që të mbajnë mend diçka. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk mbajnë mend as numrat e telefonit të partnerëve apo fëmijëve të tyre, pasi i kanë të ruajtura tek pajisjet. Nga 1000 veta që morën pjesë në studim, pjesa më e madhe e tyre ishin aq të varur pas pajisjeve të tyre sa kishin frikë se mos i humbasin. Gati gjysma e tyre pranojnë se telefonat inteligjentë shërbejnë si memorie. Studimi tregon gjithashtu se njerëzit nuk përpiqen edhe aq shumë për të mbrojtur të dhënat e tyre në internet. Më pak se një e treta e njerëzve që morën pjesë në studim vendosin masa sigurie tek pajisjet e tyre.