Gruaja sulmohet fizikisht nga burri në Gjakovë NULL NULL 06.12.2024 09:43 06.12.2024 09:43 Foto ilustruese, rrahje Në Gjakovë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, ku dhe i është lëshuar urdhri mbrojtës, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhri mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.