Albena Reshitaj aderon në GUXO NULL NULL 05.12.2024 19:56 05.12.2024 19:56 Albena Reshitaj Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka aderuar në Partinë GUXO. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla, e cila e përshkroi Reshitajn si grua të fortë e me profesionalizëm të shëmuar. “E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat”. “Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj”, shkroi Gërvalla, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Gërvalla tha se me Reshitajn do të punojnë bashkë me guxim e vendosmëri për një Kosovë të fortë e të zhvilluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 29 minuta më parë