Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritja e gjoksit për 1 Euro, mashtrim i rrezikshëm (VIDEO)

NULL NULL
05.12.2024 19:50

Derisa të tjerët paguajnë mijëra euro për operimin për rritjen e gjoksit, të tjerët këtë po e blejnë në shitore të zakonshme të ”Gjithçka 1 Euro”.

Plotësimin e kësaj ëndrre për tu dukur më bukur,  këto të fundit po e gjejnë në dyqane të ”Gjithçka 1 euro” në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

Një krem i cili gjendet në raftet e këtyre marketeve të zakonshme, supozon se bënë zmadhimin e gjoksit me tre lyrje, shitet pa recetë e veç 1 Euro.

Në paketimin e këtij produkti ofrohen udhëzime se si të përdoret, e që në orgjinë nuk dihet as kush e shkroi, as kush e prodhoi, e as nga erdhi.

Përveç kësaj, thuhet se kinse i njëjti ka përmbajte kërmilli, derisa rezultati shihet brenda tre dite.

Si ky produkt ekzistojnë edhe qindra të tjerë në faqe të internetit… Mirëpo, në këto bizneset online, një mashtrim i tillë ka çmim më të lartë se ai në dyqanet ku çdo produkt është vetëm një euro.

I njëjti produkt, në rrjet e gjeni me 12 euro, pra 11 euro më shtrenjtë se në dyqanet e një eurove. Madje, ka në forma të ndryshme, si të kremit, si të vajit.

Mirëpo, a ka të tillë që besojnë se se me 1 euro a 12 euro, mund të rritet ose zvogëlohet një organ i trupit?

Shto këtu, rrezikun që mund të ketë përdorimi i pakontrolluar i çdo lloj produkti, në një organ kaq të rëndësishëm dhe jetik për trupin e gruas, si gjoksi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.