Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitia: Stomatologjisë iu shtuan edhe 24 karrige moderne

NULL NULL
05.12.2024 14:50
Karriget qe iu shtuan Klinikes se Stomatologjise. Foto: Arben Vitia, Facebook
Karriget qe iu shtuan Klinikes se Stomatologjise. Foto: Arben Vitia, Facebook

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , ka bërë të ditur se janë duke u bërë shërbime të reja me metoda të avancuara në stomatologjinë publike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike, kontigjenti i dytë pas pak kohësh.

“Një vit më parë, në stomatologji u ofrua shërbimi i sedacionit inhalator – i vetmi në rajon. Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga 2 vjet në vetëm 3 deri në 6 javë!”.

“Çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore!”, ka thënë Vitia. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.