Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore

NULL NULL
05.12.2024 13:48
Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Shqyrtimi i parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Lidhur me këtë Projektligj, ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

“Qeveria nuk ka përpiluar një ligj të ri, por vetëm janë adresuar në mënyrë specifike çështjet që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se një ndër çështjet më të rëndësishme është konfirmimi i kushtetueshmërisë së konfiskimit civil”, tha Haxhiu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.