Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se një 22-vjeçar bartte me vete granatë dore në Prizren, ishte i njohur për policinë

NULL NULL
05.12.2024 08:31
Foto nga Arkiva;

Të mërkurën pasdite, rreth orës 13:35, në një lokal në qendër të Prizrenit, policia është njoftuar se një person në xhaketën e tij po bartte një granatë dore.

Policia është aktivizuar dhe ka arritur ta arrestojë një 22-vjeçar, njofton Klankosova.tv.

Këto detaje për emisionin “Ora Shtatë”, i dha gazetari korrespodent Nuhi Salihu.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Prokurori i Shtetit, e për rastin është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i njohur për organet e rendit.

lajme të ngjashme