Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet listës për deputet të PDK-së NULL NULL 04.12.2024 10:40 04.12.2024 10:40 Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i është bashkuar listës për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, kryetari i këtij subjketi Memli Krasniqi, ka thënë se sot e mirëpresin një zë të ri në PDK. “Ky zë është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë”, ka thënë Krasniqi. Në videon që u bë e ditur se Altini do të jetë pjesë e PDK-së, i njëjti u shpreh se është krenar që është djal Jakup Krasniqit, sipas tij, një personaliteti që i kushtoi jetën e tij lirinë dhe pavarësisë së Kosovës. “I frymëzuar nga trashëgimia e babait kam vendosur, se edhe unë mund të bëjë hapin tim, që t’i bashkohem PDK-së”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 12 orë më parë