Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reijnders i gatshëm për marrëveshje të re me Milanin

NULL NULL
03.12.2024 10:50
Tijan Reijnders
Tijan Reijnders

Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, po shkëlqen këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë Arsenalin.

Pavarësisht spekulimeve për largim, Reijnders ka konfirmuar se është i lumtur te Milani dhe gati të nëshkruajë kontratën me klubin italian, njofton Klankosova.tv.

“Jam i vendosur të nënshkruaj marrëveshje të re me AC Milan dhe jam shumë i lumtur,” deklaroi Reijnders për “Ziggo”.

“Ky është një klub i madh dhe të zgjatësh kontratën pas vetëm një sezoni do të thotë shumë. Nuk kam nënshkruar ende, por jemi pothuajse aty.”

Këto komente i japin fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij, duke treguar përkushtimin ndaj Milanit, ku po luan një rol kyç në mesfushë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.