Bajrami: Kurti ishte kundër liberalizimit të vizave NULL NULL 02.12.2024 18:24 02.12.2024 18:24 Bajrami: Kurti ishte kundër liberalizimit të vizave Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ishte kundër liberalizmit të vizave. Bajrami tha në emisionin DPT te Fidani, se Kurt ishte përgjegjës se përse u vonua liberalizimi për katër vjet. “A e dini se çka ka bërë Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë dhe ish-kryeministri Hoti e nënshkroi Marrëveshjen e Washingtonit? Ne e dimë me gazin lotsjellës edhe krejt çka ka ndodhur në Kuvend me Demarkacionin me Malin e Zi”, tha Bajrami. “Ne e kemi pasur një shancë të artë që liberalizimi me u bë në vitin 2016-të, në vitin 2017-të me qenë në pako me vendet e tjera. Ne krejt e dimë, i vetmi kusht ka qenë Demarkacioni dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lejuar që të votohet Demarkacioni dhe ne e humbën shansin”, theksoi ajo në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 5 orë më parë