Shpërthimi në Ibër Lepenc, Gërvalla u thotë evropianëve se Serbia po kopjon strategjitë ruse NULL NULL 02.12.2024 17:37 02.12.2024 17:37 Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, po mban fjalimin e saj para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten me shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit, duke alarmuar se Evropa nuk ka shumë kohë për sinjale më të vendosura, transmeton klankosova.tv. ”Një sulm aq i rëndë mbi infrasturkturën e një shteti demokratik nuk ka ndodhur në Evropë përveç nga agresori rus në Ukrainë. Serbia nuk është Rusi por po kopjon strategjitë ruse dhe po i përshtat ato në kontekst rajonal”. Kryediplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Evropën por vetëm eurot e Evropës. Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin. ”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Evropën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Evropian”. ”Vuçiq ka imazh të njëjtë sikur Putin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 18 orë më parë