Gërvalla udhëton drejt Brukselit, do të flasë për sulmin që ndodhi në Ibër-Lepenc NULL NULL 02.12.2024 13:50 02.12.2024 13:50 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Sipas njoftimit zyrtar, Gërvalla do të paraqesë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas sulmit të Serbisë ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok, duke adresuar veprimet destabilizuese të vazhdueshme të Serbisë dhe domosdoshmërinë që institucionet e reja të Bashkimit Evropian të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Në këtë takim, ministrja do të theksojë nevojën për një qasje të re dhe më të vendosur nga institucionet e reja të BE-së, bazuar në parimet e paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Gjithashtu, ajo do të ripërsërisë rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe mbështetjen për shtetet e Ballkanit me orientim pro-perëndimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 19 orë më parë