Finalja e kupës në volejboll nuk kalon pa incident (VIDEO) NULL NULL 02.12.2024 01:03 02.12.2024 01:03 8Ferizaj e ka fituar trofeun e Kupës së Federatës së Kosovës në volejboll për meshkuj. Në palestrën “Bill Clinton” të këtij qyteti. vendasit e mposhtën Pejën me rezultat të përgjithshëm 3-2, njofton Klankosova.tv. Megjithatë kjo festë volejbolli nuk u mbyll në mënyrën më të mirë, pasi pati një përleshje fizike në tribunë. Nga klubi pejan kanë deklaruar se gjatë gjithë kohës janë fyer e gjuajtur me gjësende prej tifozërisë ferizajase. “Në fund të ndeshjes lojtarët tanë u ofenduan dhe gjuajtën me gjësende të forta nga tifozëria vendase. Klubi jonë shpreh indinjatën e thellë ndaj këtyre gjesteve që nuk kanë vend në sport”, shkruhet në postimin e KV Peja, transmeton Klankosova.tv Nga ana tjetër, lidhur me incidentin nuk janë deklaruar nga skuadra fituese, të cilët kanë postuar vetëm momentet e triumfit në këtë turne. Ndërkohë sa i përket lojës së zhvilluar, gjatë krejt kohës pati luftë të vërtetë sportive. Setin e parë e fituan vendasit me rezultat 25-22, derisa mysafirët u rikthyen në të dytin, duke e mbyllur 18:25. Edhe më mirë shkoi fraksioni i tretë për pejanët, të cilëve u takoi me rezultat 17:25, njofton Klankosova.tv Por Ferizaj barazoi gjithçka me setin e fituar bindshëm 25-11, derisa në atë final, triumfuan 18-16. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Tre të mitur me skuterë përplasen nga vetura në Tiranë, dy në gjendje të rëndë 2 minuta më parë