I caktohet paraburgimi njërit nga të dyshuarit për sulmin në Ibër-Lepenc NULL NULL 01.12.2024 17:55 01.12.2024 17:55 Foto nga arkivi Për shpërthimin në Ibër-Lepenc, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit. Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv. “I pandehuri D.V, dyshohet se ka kryer veprat penale rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, tha ajo. I dyshuari doli të dielën para gjykatës, ndërsa seanca e zhvilluar ndaj tij përfundoi rreth orës 16 e gjysmë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.