PC Prizreni nuk ia del, Bashkimi e fiton derbin e qytetit të Lidhjes NULL NULL 30.11.2024 21:54 30.11.2024 21:54 Bashkimi ka arritur të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj Pronton Cable Prizrenit, me rezultat 103:89, në javën e dhjetë të ProCredit Superligës. Përballja u zhvillua në Prizren, ndërsa çereku i parë u mbyll me një epërsi të vogël 23:20 për Bashkimin. Në çerekun e dytë arpagjikt treguan një performancë më të mirë, duke e mbyllur me shifrat 29:19. Kështu, pjesa e parë përfundoi me një epërsi për ekipin e tyre, 52:39. Pjesa e dytë nisi më e barabartë, por më vonë Bashkimi tregoi superioritet, duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 25:19. Në dhjetë minutat e fundit, Proton Cable Prizreni u treguan të fuqishëm, duke fituar çerekun 26:31, por Bashkimi e siguroi fitoren me rezultatin përfundimtar 103:89. Më i miri te Bashkimi ishte Jayveous McKinnis me 24 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa për Proton Cable Prizreni, Lenzelle Smith Jr.,duke kontribuar me 25 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime. Pas këtij derbi, Bashkimi ka 8 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni ka grumbulluar 2 fitore dhe 8 humbje pas dhjetë javëve të zhvilluara në ProCredit Superligë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.