Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme në orën 17:30 në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymberi” NULL NULL 30.11.2024 15:54 30.11.2024 15:54 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Foto: AP Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 17:30 në Qendrën Njësive Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë. Aty do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë Gazmend Hoxha. Kjo paraqitje i dedikohet zhvillimeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist të ndodhur ndaj infrastrukturës kritike, gjegjësisht dëmtimit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.