Policia me aksion për bastisje të disa shtëpive në Zubin Potok NULL NULL 30.11.2024 08:52 30.11.2024 08:52 LAJMI I FUNDIT, FOTOGRAFI ILUSTRUESE NGA KLANKOSOVA.TV Aksion i forcave të Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani. Nuk dihet nëse nga ky aksion është arrestuar ndonjë person ose është gjetur armatim./KP *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 orë më parë